Federata Shqiptare e Futbollit dërgon pranë klubit te Flamurtari Football Club ultimatumin e fundit për pagesën ndaj ish lojtarit te Flamurtarit ne sezonin 2010-2011 Aleksander Bajevski.

Ne rast të kundërt pas këtij ultimatumi, Flamurtari F.C rrezikon penalizmin prej minus gjashtë pikëve.
Duke marre shkas pikërisht nga situata e krijuar në rastin e Toni Pezos, për të cilin klubi u paralizua me minus tre pikë dhe rastin e fundit Bajevskit , duam të vëmë edhe një herë në dukje, “ dashamirësinë ” e Këshillit të Bashkisë dhe Bashkisë Vlorë për situatat e krijuara nga borxhet në periudhën kur skuadra menaxhohej totalisht dhe 100% prej tyre.

Këshilli i Bashkisë Vlorë dhe Bashkia Vlorë , po gjejnë kohen e mjaftueshme të merren me buxhetin e KF Orikumit dhe problematikat e kësaj skuadre në kategori të dyte , por në asnjë rast dhe moment ky këshill dhe kjo bashki nuk kanë gjetur mundësinë të njihen dhe shqetësohen për problematikat e borxheve të vjetra të Flamurtari F.C duke mos u shqetësuar thuajse asnjëherë se çfarë mund të ndodhte në rastin më të keq me skuadrën e Flamurtari FC.

Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Vlorë janë dy institucione përgjegjëse me dije të plotë ndaj veprimtarisë së Flamurtari F.C, gjë të cilën gjithsesi nuk e kane shfaqur asnjëherë .
Presidenca aktuale e Flamurtari F.C që ka nën administrim Flamurtari Football Club, ka vendosur gjithsesi të kryej në kohën e duhur pagesën e plotë ndaj ish lojtarit Aleksander Bajevski ,për ti paraprirë dhe mos lejuar penalizmin e radhës se Flamurtari F.C me minus gjashtë pikë.
Presidenca aktuale vendos të kryej pagesën ,me qëllimin për të vijuar ecurinë pozitive të skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik, njofton klubi i Flamurtarit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb