Mbledhja e FSHF-ës me “bosët” e Superligës solli një kompromis të sforcuar, datën 3 qershor si datën për rifillimin e sezonit. Jo të gjithë ishin pro, ka ende nga ato presidentë si ai i Flamurtarit, Partizanit etj, që e shohin me skepticizëm rifillimin e garës në këto kushte, por përballë presionit të UEFA-s dhe vetë FSHF-ës në fund të gjithë dolën me një vendim unanim dhe pse jo i formës së prerë. Federata doli me një datë të re duke i kaluar sërish topin Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Fshf Msh
Fshf Msh

Të kontaktuar nga “BalkanWeb”, Ministria e Shëndetësisë theksoi se e vetmja datë zyrtare në dispozicion të klubeve mbetet data 18 maj, nga kjo datë ekipet mund të rifillojnë stërvitjet individuale. Ndërsa 3 qershori është ende një datë e pa konfirmuar pasi të dy palët po punojnë për hartimin e një protokolli sanitar përfundimtar. Pas ndryshimeve të bëra nga grupi i punës në FSHF, protokolli sanitar është drejtë procesit të miratimit. Klubet mund të rifillojnë stërvitjen të hënën e 18 majit ndërsa për stërvitjet në grup dhe rifillimi i sezonit do të miratohen në një kohë tjetër. Klubet janë të detyruar të sforcohen në limit për të qenë gati për rifillimin e sezonit, një kohë e cila as në këtë rast nuk është e mjaftueshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: