Deputeti i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas raportit të DASH, duke e quajtur si një “fshikullimë për qeverinë”. Ai shprehet se raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit.
Reagimi i plotë:
Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal!
Korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore të trajtuara në raport.
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në këtë raport, duke konfirmuar akuzat e opozitës.
Raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërsa ambasadorja Kim hesht. E keni dëgjuar ambasadoren Kim të thotë një gjysmë fjale për korrupsionin e Ramës dhe Veliajt?
Yuri Kim sillet si një shefe e propagandës për Rilindjen dhe ka bërë gjithçka për të promovuar politikisht anëtarët e qeverisë, kryebashkiakun Veliaj dhe KM Rama.
Yuri Kim ka mbyllur gojën për korrupsionin dhe duhet të sqarojë shqiptarët përse.