Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, deklaron se fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të qeverisë. Referuar një investigimit të BIRN, Xhixho shkruan në Facebook se 660 milionë euro kanë përfituar kompanitë e një “grushti njerëzish që rëndom prej më shumë se 8 vitesh rezultojnë fitues tenderash dhe koncesionesh”.

Xhixho thotë se një pjesë e këtyre fondeve u përdorën për të blerë votën e 25 prillit, dhe se ajo që mbeti iu është dhënë të besuarve të Rilindjes.

“Qeveria Rama nuk heq dorë nga abuzimi me paratë e shqiptarëve as në kohë fatkeqësish e krizash siç ndodhi edhe me pandeminë me tenderat sekret”, shkruan nënkryetarja e LSI.

Reagimi i plotë: 

Fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të kësaj qeverie edhe me fatkeqësitë natyrore.
660 milionë euro kanë përfituar kompanitë e një grushti njerëzish që rëndom prej më shumë se 8 vitesh rezultojnë fitues tenderash dhe koncesionesh.
Pasi një pjesë e këtyre fondeve u përdorën për të blerë votën e 25 prillit, ajo çka mbetet iu dha të besuarve të Rilindjes, përmes procedurave të posaçme që ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël.
Qeveria Rama nuk heq dorë nga abuzimi me paratë e shqiptarëve as në kohë fatkeqësish e krizash siç ndodhi edhe me pandemine me tenderat sekret.
Vetëm me një qeveri që përkëdhel me fonde klientët e saj dhe që përfiton nga kriza për të arkëtuar më shumë në arkën e shtetit, ndërsa qytetarët detyrohen të ulin konsumin edhe për mallrat dhe shërbimet bazë, mund të shpjegohet pse Shqipëria rezulton gjithnjë në rënie në raportet e agjencive ndërkombëtare.
787875487
787875487

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb