Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë publikisht pas vendimit të marrë prej tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një prononcim për mediat vendase, Berisha, konfirmoi se do të ngre një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, për akuzat që ky i fundit ka hedhur ndaj tij.

Por, ish-kryeministri, nuk tha të njëjtën gjë për Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Matheë Palmer, i cili gjithashtu, në një intervistë ka hedhur akuza ndaj Berishës. Ky i fundit, tha se ende nuk e ka parë intervistën, e pasi ta shohë, do gjykojë nëse do të ngre një padi ndaj tij.

“Do e shqyrtoj qëndrimin e tij. Zoti Palmer është një zyrtar i lartë dhe ka mbrojtur deklaratë3n e bërë DASH, s’ka bërë gjë tjetër ai. Megjithatë do e studioj deklaratën e tij. Sot jam për atë që është bërë”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se përse Presidenti Ilir Meta nuk ka reaguar ende ndaj vendimit të DASH, Berisha tha:

“Mendoj që është fare normale, s’ka shkak që të prononcohet. Unë prononcohem vetë”.

Ndërsa, sa i përket thirrjes së kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, Berisha u përgjigj:

“Cilat janë fantazitë e të tjerëve nuk e di, unë shpreha këtë konsideratë dhe ju informova ju për hapin që ndërmorra. Bashkëqeverisja fatalitet për Shqipërinë, jam i bindur që nuk i shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: