Alqi Bllako do të jetë kandidati i 17-të në listën e Tiranës për PS dhe në një intervistë për ‘’Top Talk’’ ai ka rrëfyer prapaskenat e ofertës dhe pranimit.

Bllako thtoë se ftesa ka qenë miqësore dhe shumë e sinqertë, dhe thekson se ka pranuar pa asnjë lloj hezitimi.

Sipas tij arsyeja kryesore pse pranoi të hyjë në këtë rrugë të re janë pikërisht tre fëmijët e tij, të cilët janë dhe motivi i tij.

Sa i përket Ramës, Bllako thotë se ka një bashkëpunim 8-vjeçar që e konsideron të suksesshëm.

 

“Të qenit një person publik është jashtëzakonisht e vështirë, edhe kur je djalë i ri, ku këtu bëhesh pjesë e baltosje nga politika si nga ana personale dhe ajo familjare. Kisha dyshime, ka qenë një vendimmarrje e vështirë personale, në momentin që kur bëhesh person publik do ta marrësh kosto dhe do të bëhesh objekt i sulmeve politike. Unë jam babai i tre fëmijëve, ata janë motivi im i arsyes se pse e ndërmora këtë rrugë. Për të ardhmen e tyre dua që ata të zgjedhin Shqipërinë si zgjedhjen e parë.

Me kryeministrin Rama kemi një bashkëpunim 8 -vjeçar, do të thosha të suksesshëm, gjatë kohës së punës që kam pasur në ministrinë e Mjedisit,  ku kam realizuar si reforma e pyjeve, moratoriumi, etj.

Ftesa ka qenë miqësore dhe sinqertë e kam pranuar pa asnjë lloj hezitimi, edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre 2 viteve në krye të Agjencinë e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, ku unë kam drejtuar reformën më jetike që është ajo e ujit. Kur unë mora detyrën kishim 5-6 qytete që furnizoheshin 24 orë ne ujë. Brenda 2021 ne do të arrijmë që të kemi ujë pa ndërprerje në 55 njësi administrative. Ne furnizojmë me ujë 24 orë në Tiranë për 60% të territorit dhe deri në 2023 do të kemi 24 orë në të gjithë territorin. Nëse prodhonim 1800 litra në sekondë sot me investimet e reja përfitojmë 3600 litra në sekondë furnizim me ujë. Për mbi 60%  të banorëve të Tiranës ka furnizim me ujë 24 orë  dhe ky është fakt, ndërsa për pjesën tjetër do të jetë fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2024”, tha Bllako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb