Cristiano Ronaldo është njeriu më i përfolur i momentit në dritaren e transferimeve. Sulmuesi portugez nuk duket i lumtur në Manchester, pasi United kaloi një edicion tejet të dobët.

Të shumta janë skuadrat që janë vendosur në garë për shërbimet e tij, si Chelsea, Napoli dhe Bayern.

Ka nga ato klube që edhe bëjnë shaka me situatën. Ka qenë Salzburg (Austria) që ka postuar në twitter një  ftesë tejet interesante.

“E dini çfarë duhet të bëni. Ne ofrojmë trofe, ndeshje në Champions League, male të bukura dhe ekipin e ri më të talentuar në Europë” – Shkruan klubi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: