Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama e konsideroi një besim historik, votën e qytetarëve në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Rama tha se është besim plotë për të bërë ndryshimin që meriton Prishtina.

“Unë Prishtinën e  kam pasion, është vendi ku kam lind. Nuk e kam pas idenë të graoj për kryetar komune mirëpo, ftesa e z.Abdixhiku nga LDK ishte një ftesë të cilës nuk mund t’i thoja jo, për arsye se në aspektin moral jam shumë i ndërlidhur me kryeqytetin edhe punoj, në aspektin urban për zgjidhje të problemeve. Kështu që, mënyra më e mirë për zgjidhje të probleme është t’i hyjë punës vetë dhe kjo ishte mundësia. Ndihem shumë i kënaqur, i respektuar dhe i nderuar prej qytetarëve të Prishtinës që ma kanë dhënë këtë besim mendoj një besim historik. Kam vetëvesimin e plotë që do bëjmë ndryshimin që meriton Prishtina.” – u shpreh Rama, ndërsa foli për fokusin e punës së tij pas fitores në zgjedhje.

“ Ka probleme të shumta, trafiku urban është i ndërlidhu me probleme të tjera si mungesa e kopshteve, çerdheve. Mungesa e ligjeve e rregulloreve të ndryshme për taksi po ashtu parkingjet, mungesa e hapsirave publike, trotuaret të mbushura me makina. Pra janë një numër i madh i probleme të ndërlidhura njëra me tjetrën. Unë kam thënë që do merremi me çlirimin e trotuarëve për t’i mundësuar qytetarëve lehtësi, po ashtu të  shtyjmë përpara transportin alternativ, si biçikletat nëpërmjet krijimit të platformave të ndryshme ndërlidhëse.” – tha ai.

“Unë mendoj që qyteti është një organizëm kompleks dhe gjërat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Nëse nuk shqyrtohen problemet, ato lidhen me cështje të tjera. Qyteti është zhvilluar vrullshëm, ka zona të reja rreth Prishtinës, ndaj është krijuar edhe problemi i trafikut në qendër, për shkak të mungesës së shkollave në këto zona, apo mungesës së qëndrave shëndetësore, ose mungesës së çerdheve, po ashtu mungesa e infrastrukturës, ka krijuar problem në këto zona, stres në këto zona, ndotje të ajrit etj, pra janë të ndërlidhura këto probleme. Dhe nuk janë parë këto probleme të lidhura zinxhir, janë lënë mënjanë dhe ndaj kemi Prishtinën kaotike sot.” u shpreh më tej Rama.

Sa i takon ish kryetarit Shpend Ahmeti, Rama tha se nuk do të merret me cfarë ka bërë e cfarë jo ish kryetari, por do të ecë përpara, me programin për Prishtinën.

“Kam thënë se nuk do merrem me kryetarët e mëparshëm, do e shoh Prishtinën që një cështje që ka zgjidhje. Është humbje kohe të merremi me kryetarët e jo me problemet. Dihet cilat janë problemet kyce, të cilat ne i kemi paraqitur në programin tonë të Prishtinës.” -shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb