TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi u shpreh jashtë ambienteve të Kuvendit se nuk ka asnjë lloj sinjali, as nga Spartak Braho dhe as nga Tom Doshi. I pyetur nga gazetarët nëse është marrë në mbrojtje nga policia pas përmendjes së emrit nga një ‘atentator’ i Tom Doshit, Fufi u shpreh se; “Nuk jam marrë asnjëherë në mbrojtje.

Gazetarët i afrohen Fufit.
Fufi: Ça kishit, a ke nai pyetje a ske?

Gazetarët: Kolegu juaj ka deklaruar se keni qenë…

Fufi:Kam bërë një deklaratë publike dhe i kam thënë të gjitha. S’kam pasur asnjë lloj sinjali as nga Braho as nga Doshi. S’jam marrë në mbrojtje nga forcat e rendit. Asnjëherë!

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb