TIRANË

Akademiku Artan Fuga analizon dhe mënyrën se si po bëhet fushata elektorale kur jemi më shumë se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Fuga tha në “Opinion” në Neës24 se opozita dhe maxhoranca po përballen me sfidat që ka zhvillimi i vendit, por nga ana tjetër citoi një filozof politik europian për të treguar dy mënyra e të bërit fushatë. Metoda e parë është që analizat, projeksionet, programet dhe ajo që mendohet për të bërë për të ardhmen, bëhet në konsultim të fortë me publikun, dhe quhet demokraci.

E dyta është metoda tjetër, unë kam opsionet e mia si parti politike, qofsha në opozitë apo në pushtet dhe nga ju kërkoj vetëm që këto projeksione që kam a do i mbështesni apo nuk do i mbështesni.

Fushata elektorale, kemi ofertat që vijnë nga të dyja palët. Është e qartë se si po fokusohen. Nga njëra anë kemi opozitën e cila po shpalos kapituj të ndryshëm të një programi të saj për ekonominë, për mirëqenien sociale, për arsimin, etj. Nga ana tjetër kemi qeverinë që po përgjigjet me vepra të infrastrukturës, me kantiere të hapura, siç i quan ajo, me punë.  Ju keni shkruar shpesh dhe gjatë për problemet thelbësore që ka zhvillimi i vendit. Kjo fushatë a është duke u përballur me sfidat kryesore që ka zhvillimi i vendit?

Nuk mund të them që jo. Sigurisht opozita e vë gishtin tek plagë të ndryshme sociale, e vë gishtin tek ato që i konsideron si mangësi të qeverisjes, tek menaxhimi i parasë publike, tek politikat ekonomike, tek funksionimi i shtetit, tek lufta kundër trafiqeve e korrupsionit. Nuk mund të themi që këto nuk janë probleme që kanë të bëjnë me aktualitetin e rëndësishëm të shoqërisë. Apo qeveria siç thatë ju që ka ligjërimin e vet, jep versionet e veta, tregon se çfarë është duke bërë, një gjë klasike në tërë fushatat elektorale. Por ajo që dua të them është që ka dy mënyra të bëri fushatë thotë një filozof politik europian. Është një mënyrë që unë paraqes premtimet, jam në opozitë apo jam në qeveri, pa dashur të vë barazinë mes tyre sepse kuptohet që opozita është kritike dhe nuk ka përgjegjësi për administrimin. Qeveria ka përgjegjësinë, por edhe merr përsipër që të mbrojë rezultatet e veta. Metoda e parë është që analizat, projeksionet, programet dhe ajo që mendohet për të bërë për të ardhmen, bëhet në konsultim të fortë me publikun, angazhohen qendra të interesit, angazhohen studime, intelektualë, mbështetet në prognoza të rëndësishme.

Këtu publiku merr pjesë në projektimin e qeverisjes së ardhshme. Kjo është njëra anë. Kjo është ajo që quhet demokraci. E dyta është metoda tjetër, unë kam opsionet e mia si parti politike, qofsha në opozitë apo në pushtet dhe nga ju kërkoj vetëm që këto projeksione që kam a do i mbështesni apo nuk do i mbështesni. Kjo është e dyta. Ne jemi në këtë gjënë e dytë. Ajo që dyshoj dhe që do ta shoh me kalimin e kohës, nëse këto probleme që ngrihen sot a janë vërtet ato mekanizma që e çojnë Shqipërinë nga një shoqëri e sotme, e cila ekonomikisht është në një dinamikë rënie, institucionalisht është me çekuilibrime të mëdha të pushtetit, e cila nga pikëpamja kulturore dhe shkencore është në në një minimum të nivelit kulturor që prodhon dhe në art dhe në kulturë, dhe në shkencë dhe në arsim, a janë ato mekanizma prioritare që bëjnë që ne të dalim nga ky model dhe të shkojmë në një model tjetër, në një model të përparuar. Këtu ka për të diskutuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb