Profesori i Komunikimit Artan Fuga në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, duke folur për mënyrën sesi ka vepruar presidenti Ilir Meta në kohën e pandemisë së koronavirusit, tha se këtë herë, kreu i shtetit nuk ka bërë konsulta aq sa duhet me palët e interesuara, duke lënë jashtë tyre opozitën në parlament e jashtë parlamentit.

“Presidenti Meta nuk ka bërë konsultime. Nuk jam dakord me presidentin këtë herë. Nuk ka bërë konsultime me opozitën në parlament apo jashtë parlamentit. Zakonisht i bën konsultimet dhe ka një prirje për t’u marrë vesh me palët e interesuara, por këtë herë kreu i shtetit nuk veproi kështu. Së paku kështu e shikoj unë”, tha Fuga.

Artan Fuga theksoi se shikon tek opozita një dëshirë për të mos krijuar tension politik në vend.

“Opozita mendoj se ka pasur rol për të mos tensionuar situatën në vend, por shoqëruar me një lloj pozicioni para-politik. Na duhet një pushtet që të jetë me qytetarin. Opozita nuk është këtu për faktin që sa familje në nevojë janë ndihmuar etj.

Dakord janë cështje nën politike, por jo kryesore. E bën opozitën të humbasë kohën për gjëra që nuk janë detyrë e saj. Opozita për shembull për Kodin Penal reagoi shumë butë pasi kaluan në Kuvend”, u shpreh Fuga.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb