Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka reaguar sërish përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” për protestën e studentëve, ndërsa shprehet se ata rrezikojnë  të kthehen nga vuajtës në bashkëfajtorë.

Mes tjerash, Fuga  thekson se problemi kryesor është  ligji i arsimit të lartë, pasi aty siç  nënvizon akademiku mblidhen të gjithë poshtërsitë, gabimet dhe mashtrimet në fushën e arsimit.

Postimi i Fugës:

Nga vuajtës në bashkëfajtorë

Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja ështëligji për arsimin e lartë ku mblidhen të gjitha baktacillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stagnacioni, mizerabiliteti i diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti, nuk kanë kuptuar asgjë !

Po asgjë fare!

Dhe që nga ky moment ata do të bëhen bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan dhe e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj!

Janë ditë që ata nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë!

Le të bërtasin sa të duan,të rrinë në të ftohtë,të fishkëllenjtë, të bëjnë fjalim të bukura përballë kujtdo,

nuk vlejnë! Do të quhen më vonë nga pasardhësit e tyre si thjesht alibira!

Alibira!

Ne nuk jemi budallenj! – tha vajza në Vlorë!

Po !

Drejt!

Por, përse po tregohen budallenj kur nuk janë, sigurisht! do të vazhdojnë t’i tallin, t’u marrin jetën, t’i trajtojnë si skllevër, t’u marrin hakun pak më vonë, t’u thonë se kërkesat e tyre i firmosin dhe i realizojnë pikërisht ata që i kanë bërë budallenj deritani, me mendimin e kujdestarit te “Lulëkuqe mbi mure” : Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: