Shkencëtarët japonezë kanë izoluar bakterin që shpërbën plastikën dhe e përdor si burim energjie. Kjo konsiderohet si një mundësi për asgjësimin e padëmshëm të mbeturinave në gjithë botën.

Sipas lajmit të publikuar sot revista amerikane ‘Science’, bakteri i zbuluar ‘Ideonela Sakaiensis’ praktikisht e “han” plastikën. Kjo realizohet duke shfrytëzuar dy enzima me të cilat hidroizolon PET, materialin që përdoret më së shpeshti për prodhimin e ambalazhit për ushqime dhe pije, dhe pas këtij procesi lë dy substanca, të padëmshme për natyrën.

Ky lajm mund të jetë shumë i mirë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: