MYNIH- Dy djem kanë humbur jetën në mënyrë të frikshme natën duke gdhirë dita e sotme pasi janë hedhur nga trampolina e një pishine që mendonin se ishte e mbushur me ujë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Kulmbach të rajonit të Mynihut në Gjermani, duke cituar mediat gjermane që sot i kanë bërë jehonë kësaj tragjedie.

Dy djemtë, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, banorë të Kulmbach, shkruan Die Velt, kishin shkuar mbrëmjen e djeshme në pishinën publike të qytetit për t’u kredhur në ujë.

Për shkak të errësirës ata nuk kanë dalluar se pishina ishte e boshatisur, ndaj janë zhveshur dhe që të dy janë hedhur nga trampolina që shikoni në foto, duke marrë plagë fatale që i shkaktuan vdekjen në pishinën e zbrazët. Kur një person u erdhi në ndihmë, njëri prej të rinjve kishte vdekur, kurse tjetri ishte në luftë me vdekjen. Por edhe ai nuk ia doli dot që të marrë ndihmën mjekësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: