TIRANË

Kryetari republikan Fatmir Mediu denon arrestimin e kryeredaktorit te Koha Jone, Qamil Xhani ndersa apelon per rrezimin e regjimit te korruptuar te Kryeministrit Edi Rama. Sipas Mediut, me proteste e me vote, kjo qeveri policore duhet te largohet.

Statusi i Fatmir Mediut

?Marrja me forcë para derës se redaksisë së kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani, është akti i radhës i dhunës me të cilën Policia e Shtetit është duke vepruar, duke u kthyer në një vegël qorre të pushtetit.

?Shoqërimi në komisariat, goditjet gjatë rrugës, por edhe indiferenca e efektivëve dhe shefave ndaj spjegimeve të gazetarit Xhani, që po raportonte mbi protestën, spjegojnë më së miri se kjo trupë, nuk ka më asnjë lidhje me uniformën e nderuar të policit, ka harruar kushtetun dhe ligjin para të cilit është betuar, ka harruar dhe nëpërkëmbur qytetarin, nga i cili paguhet dhe të cilit duhet t’I shërbejë.

?Prangosja e gazetarëve, është ndër veprimet e fundit, të cilët i venë shkelmin demokracisë, I marrin frymën dhe I heqin zërin shoqërisë civile, duke e barazuar Shqipërinë me vendet diktatoriale.
?Njëkohësisht edhe një ndër aktet të cilat na bëjnë të reflektojmë për të kuptuar përgjegjësinë e largimit sa më shpejtë të këtij regjimi të korruptuar. Me protestë dhe me votë, kjo qeveri policore, duhet të largohet!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb