Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo pas deklaratës së tij të fortë drejtuar politikës shqiptare ka folur sot për të në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Imzoti shpjegon se ka deklarata ka qenë një apel për të ndihmuar të varfërit, pasi ka përjetuar vetë varfëri kur jetonte në Maltë dhe babai i vdiq që 10 vjeç.

Ai shpjegon se si ipeshkv është gjithmonë në krah të të varfërve, teksa flet edhe për vizitën e tij të parë në Shqipëri. Imzot Frendo zbulon se për herë të parë në Shqipëri ka ardhur në vitin ’93 dhe ka zbuluar se pavarësisht se e dinte që Shqipëria ishte për shumë vite nën propagandën ateiste dhe urrejtjen e Enver Hoxhës për Kishën Katolike, gjeti tek populli shqiptar ende të ndezur dijeninë fetare.

Po ai thotë se sot populli shqiptar beson më pak dhe thotë se sot është dita që u duhen dëgjuar më shumë fjalët e profetëve.

 

”Jam këtu jo si politikan. Si një bari shpirtëror. Do të flas nga pikëpamja e besimit tim, i krishterë. Dëshiroj të them se unë tregoj shumë solidaritet me të varfërit. Sepse kam përjetuar varfëri. Isha i 5-ti nga 7-të. Jam maltez, dhe babai më vdiq 10 vjeç. E di çdo të thotë varfëri. Nga pikëpamja personale. Vetë Jezusi ka identifikuar njerëzit me të varfërit ‘’Isha i uritur, më keni dhënë të ha’’. Dhe në fund tha çfarë keni bërë me të vegjëlit, e keni bërë me mua.

Kisha në dokumentet drejtuar ipeshkvinjtë, ipeshkvi duhet të jetë afër të varfërve. Jeta ime nuk është tërësisht në zyrë. Besoj se jam afër të varfërve.

 

Po. Më kujtohet kur erdha këtu në ’97, kishit humbur drejtimin. Jo krejt. Kur erdha për herë të parë në ’93 për një vizitë të shkurtër 10 ditë. Kisha lexuar shumë për komunizmin e Enver Hoxhës, jo vetëm komunizmi më i ashpër, por dhe një regjim që bënte luftë kundër zotit.

Ishte përshtypja e madhe e parë, fakti që megjithatë propagandë kundër zotit, nuk e ka shuar dijeninë fetare të popullit. Është më pak besimtar, të kulturës perëndimore, konsumiste dhe materialiste.

Gjëja e parë që kam mësuar nga perëndimi është kultura konsumiste që nuk le vend për zotin. Në ’93 u habita që ndjenja fetare ishte ende e fortë tek shqiptarët.

Profetët ishin të parët që kanë dhënë një doktrinë shoqërore. Sociologji. Po të lexojmë një profet njihet nga profetët ashtuquajtur të vegjëlit.

Atë fjalë e thosha unë në lidhje me disa komente që e kanë treguar një urrejtje ndaj meje sepse jam ipeshkv katolik. Besoj në të drejtën e fjalës. Çdo person ka të drejtë të më kritikojë, sigurisht. Kjo është e drejta e lirisë dhe fjalës. Duhet edhe kritika jonë të jetë në mënyrë të denjë. Jo të nxitur nga urrejtja, paragjykime. Enver Hoxha kishte urrejtje të veçantë ndaj kishës katolike.”- tha imzot Frendo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb