Drejtuesit e klubit të Egnatias padyshim kanë mbetur të zhgënjyer teksa kanë parë sot rezultatet e kampionatit të La Liga të pasdites. Rezultate të cilat i kanë hequr nga duart klubit rrogozhinas një shifër të majme prej 200 mijë eurosh.

Gjithçka ka të bëjë me pozicionimin e Seviljes, e cila në fakt e mbylli kampionatin në vendin e 12 me humbjen e sotme 2-1 përballë Real Sociedadit. Suksesi i andaluzëve në Ligën e Europës, u siguroi atyre gjithsesi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Por Egnatias, i interesonte që Sevilja të mbyllte kampionatin në vendin e 7.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte sot, Spanja humbte ekipin pjesëmarrës në Ligën e Konferencës dhe me zhvendosjen e skuadrave nga një turn në tjetrin sipas skemës së UEFA-s, do të përfitonte edhe fituesja e Kupës së Shqipërisë. Ajo do të kalonte nga turi i parë kualifikues i turneut, në turin e dytë kualifikues, e sigurisht me përfitime më të rëndësishme financiare.

Kësisoj, Egnatia do të përfitonte minimalisht 450 mijë euro, në vend të 250 mijë që garantohen nga pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi dhe Sevilja e mbylli vetëm 4 pikë larg vendit të 7 që u sigurua nga Osasuna. Kjo bëri që Egnatia të humbte këtë shifër të majme dhe të fillojë të mendojë për pjesëmarrjen që në turin e parë të aktivitetit.PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: