Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë për presidencën e Republikës italiane, tha një burim në partinë Forza Italia për Reuters.

Ndërkohe vendimi eshte marre nga mbledhja e partive të qendrës së djathtë të Italisë e cila zhvilloi nje mbledhje në kuadër të hapjes të hënën të procesit të zgjedhjeve presidenciale në parlamentin italian.

“Jam vërtet mirënjohës, nga thellësia e zemrës sime, për mijëra italianë dhe italiane që ditët e fundit më kanë treguar dashurinë, mbështetjen dhe inkurajimin e tyre që kur u përmend emri im. Për Presidencën e Republikës, Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza. Në këtë frymë kam vendosur të kryej një tjetër hap në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e propozuan të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës”- tha ai.

Per kandidaturen e tij ishte mbeshtetes edhe Manfred Weber, politikani konservator gjerman që kryeson grupin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb