Shefi i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin, ka deklaruar se shkalla e shpenzimeve të kësaj lufte do të jetë shumë e kushtueshme për forcat ruse.

Ai u shpreh se klima e luftës është krejtësisht e ndryshme nga ajo që Putin perceptoi në fund të shkurtit, duke shtuar se kjo tani është një “luftë logjistike” pasi fundi i konfliktit nuk duket të jetë afër.

“Putini ka potencialisht probleme, sepse shkalla e shpenzimeve dhe ashpërsia e luftës është krejtësisht e ndryshme nga ajo që ai perceptoi më 24 shkurt. Mendoj se po ndodhin disa beteja. Në Ukrainë po zhvillohet një luftë taktike, gjeografike. Ka një luftë logjistike që po ndodh, sa i përket mënyrës se si e ruan atë shkallë shpenzimesh. Ne po flasim për një ndikim të rëndë në forcat e tyre të armatosura. Ne kemi pasur 25 për qind të forcave të tyre të nxjerra “jashtë shërbimit” qoftë duke u vrarë, qoftë përmes dëmtimit të grupeve të tyre taktike të batalionit”, tha ai.

Ndërkohë, kapiteni Sviatoslav Palamar, një zëvendës komandant i Regjimentit Azov të Ukrainës i strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, tha se luftimet e rënda dhe të përgjakshme po ndodhin për të tretën ditë radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: