Të shumta kanë qenë diskutimet rreth gjendjes shëndetësore të presidentit rus, Vladimir Putin.

Së fundmi një raport amerikan ka hedhur dyshime të reja  lidhur me trajtimin e Putin për kancerin.

Zyrtarë të lartë të Brendshëm të Kremlinit ka thënë se për liderin rus, fundi është afër. Por nga ana tjetër zyrtarë të rangut të lartë paralajmërojnë se vdekja e tij do të shkaktonte kaos.

Në raportin e klasifikuar thuhet se Putin në muajin prill iu nënshtrua trajtimit të kancerit.

Është përfolur prej kohësh se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri dhe Parkinson.

Putin

Tre shefat e spiunazhit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Forca Ajrore e SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, pohojnë se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime për paranojën e Putinit për të mbajtur pushtetin.

Një drejtues i lartë i Forcave Ajrore u shpreh: A është Putin i sëmurë? Absolutisht. Por ne nuk duhet të lejojmë që pritja për vdekjen e tij të nxisë veprime proaktive nga ana jonë. Një vakum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën.

0 Russia Politics Security

Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por këmbëngul se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fundjavën e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë zërat për shëndetin e keq të Putinit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb