Ishim vendi i vetëm në Europë dhe rajon ku basketbolli ishte i pezulluar totalisht fill pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Pas një pauze 10-mujore dhe pas shumë kërkesave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ti jap fund këtij vendimi absurd duke lejuar zhvillimin e aktiviteteve sportive edhe në salla të mbyllura.

Shkresa
Shkresa

Ky ishte një vendim i shumë pritur, i zgjatur shumë në kohë dhe më një kosto jashtëzakonisht të madhe, si nga ana financiare ashtu dhe nga ana sportive duke vënë në pikëpyetje të madhe edhe aktivitet ndërkombëtare. Kjo përgjigje ndaj Federatës së Basketbollit i jap dritën jeshile edhe aktiviteteve të tjera të mbetura pezull si Volejbolli etj. Në çdo rast, edhe këtu, Ministra kërkon respektimin e masave kundër COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb