Francesco Totti ka konfirmuar përfundimin e aventurës me ekipin e Romës që zgjati për më shumë se çerekshekulli. Idhulli i romanistëve me një status në rrjetet sociale ka konfirmuar se do luajë takimin e fundit me bluzën verdhekuqe të dielën kundër Genoa-s.

Postimi i Totti-t
totti
“Roma-Genoa, e diel, 28 maj 2017, hera e fundit në të cilën mund të vesh fanellën e Romës. Është e pamundur të shpreh në pak fjalë të gjithë atë që këto ngjyra kanë përfaqësuar, përfaqësojnë dhe do të përfaqësojnë për mua. Gjithmonë.

Vetëm ndjej se dashuria ime për futbollin nuk kalon, është një pasion, pasioni im. Është aq e thellë sa nuk mund të mendoj se mund të ndalem ndonjëherë së ushqyeri atë. Asnjëherë. Nga e hëna jam i gatshëm të rifilloj, jam gati për një sfidë të re”, shkruante futbollistit, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij.

Nuk dihet nëse Totti do vazhdoj futbollin e luajtur pasi mediat italiane janë të ndara në dy mendje. Opsioni i parë është që të vazhdojë karrierën si futbollist në kampionatin amerikan, MLS, ndërsa e dyta është qëndrimi te Roma në detyrën e një drejtuesi.
Totti_Olimpico-470x302
Prej disa javësh “Football Italia” ka konfirmuar se për takimin e fundit që Roma do luaj të dielën në shtëpi, “Stadoi Olimpico” do jetë “sold out”, i mbushur plot e përplot me 70, 634 tifozë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb