Organizat Panshqiptare në SHBA, VATRA ka dalë sot me një deklaratë përshëndetëse për manifestin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa VATRA e cilëson manifestimin si fillimin e fundit të një qeverisje që i ka shpopulluar dhe varfëruar shqiptarët, Meta thotë se pikërisht, kjo organizatë dhe shqiptarët e Amerikës në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

STATUSI I METES
Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë! ?????

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb