TIRANE


Besojeni ose jo, fundi mbi pantallona është tendenca më e madhe e këtij dimri Një gabim në stil? Jo, fundi mbi pantallona është një ndër tendencat më të mëdha të këtij sezoni.


Këtë dimër mund t’i kurseni këmbët e zbuluara në këtë të ftohtë, pasi poshtë fundit mund të vishni pantallona dhe të dukeni gjithë stil. Mund t’ju duket një trend i guxuar, por po e përqafojnë një numër i madh modelesh, blogeresh e personazhesh të njohur, mes tyre edhe Zendaya.


Ky është një trend i prezantuar fillimisht në pasarelat e Fashion Week në koleksionet vjeshtë-dimër. Megjithatë, jo të gjithë e kanë guximin ta provojnë këtë trend pasi nuk është edhe aq i thjeshtë për t’u kombinuar. Zendaya ia doli të dukej shumë chic në tapetin e kuq dhe tani edhe ne duam ta provojmë shkruan Class.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb