Golemi ofron një reliev të larmishëm, ku janë përqendruar investimet më të rëndësishme në hoteleri e turizëm, ndërsa plazhi gërshetohet me natyrën, nga pylli me drurë të lartë pishe.

Pushues nga Shqipëria dhe Kosova shprehen të kënaqur me kushtet që ofrohen dhe cilësinë e shërbimit. Ata thonë se në Durrës e Golem gjejnë gjithçka, që nga infrastruktura deri tek shumëllojshmëria e shërbimeve dhe cilësia.

Edhe plazhi i Durrësit ishte ndër të preferuarit e vizitorëve këtë fundjavë. Ata shprehen se aty gjejnë detin dhe rërën e pastër, qetësinë dhe sigurinë e duhur.

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit Florian Tahiri foli për masat e marra për menaxhimin sa më të mirë të turizmit dhe fillimin e prenotimeve të turistëve të huaj në Shqipëri.

Tahiri foli edhe pre lehtësitë që iu ofruan bizneseve dhe paketat që ata do ofrojnë për pushuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb