GOLEM

Temperaturat e larta dhe ditët me diell, kanë bërë që këtë fundjavë, qindra pushues t’i drejtohen plazhit për më shumë freski dhe “Prestigj Resort” është destinacioni i parë i pushuesve në bregdetin e Kavajës. Edhe këtë sezon turistik, turistët besnikë rikthehen në bregdetin adriatik, në një prej resorteve më mbresëlënëse në këtë zonë, që ofron gjithçka për pushuesit në këto ditë të nxehta vere.

I vendosur nën hijen e pishave madhështore dhe mes gjelbërimit, “Prestige Resort” është lokacioni më preferuar i pushuesve, shqiptarë dhe të huaj. Uji i pastër i tri pishinave, për të rritur dhe fëmijë, ka qenë ambienti më i frekuentuar për t’u freskuar këtë fundjavë në Golem.

Nga viti në vit numri i pushuesve që frekuentojnë resortin më të bukur në bregdetin e Kavajës shënon rritje të konsiderueshme. Shërbimi cilësor, ambiente shlodhëse nën hijen e pishave buzë detit dhe pishinat me hapësira të bollshme kanë tërhequr vëmendjen e turistëve duke e kthyer në destinacionin e parë të pushimeve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb