Fundjava ka sjellë fluks të larte në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanë-s.

Në këtë pikë ka patur hyrje të shumta nga Maqedoni e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Fluksi i udhëtarëve ka ardhur si shkak i dyndjeve të shumta të turistëve shqipetarë por edhe të huaj të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Sipas drejtoriisë vendore të Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se fluksi i udhëtareve ka qënë i lartë gjatë 24 orëve të fundit.

Janë 4251 udhëtare që kanë zgjedhur të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës drejt vendit tonë ndërkohë që përgjatë dy ditëve nga kjo pikë kanë hyrë 7728 shtetas.

Për shmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë ndërkohë që sipas kësaj drejtorie bëhet e ditur se ky  fluksi ka qënë më i larti koheve të fundit përderisa numërohen rreth 14 mijë hyrje dalje kësaj fundjave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: