Në Torino pritet të jetë një fundjavë e nxehtë, pasi më 9 dhe 10 korrik do të zbarkojnë dy blerjet “big” të Juves, Paul Pogba dhe Angel Di Maria. Francezi pritet të vijë të shtunën për t’iu nënshtruar fillimisht vizitave mjekësorë ndërsa më pas do të hedh firmën mbi një kontratë 4-vjeçare, kontratë e mbyllur kohë më parë.

Pogba rikthehet në këtë mënyrë në Torino pas 6 vitesh me shpresën për tu ngjitur edhe një herë në majën e futbollit evropian. Angel Di Maria pritet të vijë në Torino më 10 korrik, të dielën. Nuk ka asnjë pengesë as për sulmuesin argjentinas, vetëm detaje burokratike, pasi kontrata me ish futbollistin e PSG është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Juve
Juve

Objektivi i Max Allegrit ishte që të dy lojtarët të bashkoheshin se më shpejt me ekipin në fazën përgatitore, një dëshirë kjo e plotësuar. Sigurisht afrimi i Pogba e Di Maria-s nuk mbyll merkaton e Juves as në hyrje e as në dalje. De Ligt mbetet një temë e nxehtë pasi nga largimi i mundshëm i De Ligt lidhet dhe pjesa tjetër e merkatos në hyrje ku emri i Zaniolës është kthyer në prioritet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb