TIRANE- Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës. Qytetarët raportojnë për “BalkanWeb” se nga Vora deri në afërsi të kthesës së Gjirit të Lalzit radha e automjeteve është mbi 4 km kilometra.

Videoja e filmuar nga gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb” rreth orës 12.30 minuta tregon më qartë situatën kaotike të krijuar në një nga arteriet kryesore të vendit, siç është autostrada Tiranë-Durrës.

Me mijëra automjete rezultojnë të jenë bllokuar në autostradë për më shumë se 40 minuta ndërsa presin të udhëtojnë drejt Durrësit.

Shkak janë bërë punimet për riparimin e gropave në asfalt nga kompania e nënkontraktuar për mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb