Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo për legjionarët shqiptarë në Europë, të cilët kanë marrë vlerësime mjaft të larta për ndeshjet që kanë zhvilluar.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” notat e 5 lojtarëve më të vlerësuar të kësaj fundjave.

Vendin e parë e mban Ernest Muçi. Sulmuesi 21-vjeçar u bë protagonist për Legian e Varshavës, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në suksesin ndaj Zaglebie dhe për këtë vlerësohet me notën 7.8.

Në vend të dytë ndodhet Eduart Rroca, i cili vlerësohet me notën 7.6. ai ishte gjithashtu protagonist në fitoren që Istanbulspori arriti përballë Alaniasporit në Turqi, duke asistuar për Valon Ethemin.

Një tjetër protagonist me asist është dhe Frederik veseli, i cili mban vendin e tretë. Edhe pse skuadra e tij nuk arriti të fitonte, ai sërish arriti të asistonte për golin e vetëm që Benevento gjeti përballë Venecias dhe për këtë është vlerësuar me notën 7.3.

Ndonëse skuadra e tij mposht këtë fundjave, Dejvi Bregu sërish dha një performancë pozitive me Bolusporin, duke u vlerësuar me notën 7.2 në vendin e katërt.

Në vendin e pestë ndodhet Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi nuk arriti dot të evitonte disfatën e Atalantës me Sasuolon, por sërish arriti të vlerësohej me notën 7.1.

Whatsapp Image 2023 02 06 At 08.54.50
Whatsapp Image 2023 02 06 At 08.54.50

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: