KAJRO-Të paktën 29 persona kanë humbur jetën sot, pasi anija me të cilën ata udhëtonin është fundosur. Ngjarja ndodhi në Mesdhe, pranë brigjeve egjiptiane. Mësohet se 150 persona që ishin në bord kanë arritur të shpëtojnë. Ndërkohë, në mesin e viktimave figurojnë migrantë egjiptianë, sudanezë dhe kombësi të tjera afrikane.

“Operacionet e shpëtimit vijojnë për gjetjen e mundshme të pasagjerëve të tjerë në këtë anije të tejmbushur me migrantë që u fundos pranë Rosette, në brigjet veriore të Egjiptit”, bënë të ditur zyrtarë të policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: