ITALI- Policia italiane në Rimini në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka sekuestruar pronat dhe pasurinë e një subjekti në administrim të një shqiptari që është nën hetim për trafik droge. Operacioni është kryer me urdhër të lëshuar nga gjykata, pas një hetimi të kryer qershorin e kaluar që çoi në arrestimin e 32-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka organizuar një trafik intensiv droge në Rimini.

Pas arrestimit të shqiptarit, hetimi pasuror zbuloi se ai ishte pronar i pasurive të luajtshme me një vlerë të ndryshme në krahasim me të ardhurat e deklaruara për qëllime tatimore, si dhe se kishte vendosur në emër të nënës së tij një makinë, me qëllim shmangien e dispozitave për masat e mbrojtjes së pasurisë.

Hetimet konstatua se sekuestrimi i parashikuar nga legjislacioni “anti-mafia” ishte i zbatueshëm për shqiptarin e arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata e Riminit, duke pranuar kërkesën e formuluar nga Prokuroria, urdhëroi sekuestrimin r një automjeti, parave “cash” dhe balancave në llogaritë rrjedhëse të subjektit në administrimit të shqiptarit. Në total, u sekuestruan pasuri me vlerë mbi 60 mije euro.
trgfbv
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: