Fundoset një mjet lundrues në plazhin e Jalës në Himarë.

Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Jorgo Andoni, i cili ka qenë në bovë rreth 100 m nga bregu.

Nuk ka pasur të dëmtuar, pasi varka në momentin e fundosjes ka qenë bosh.

Himarë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, në Jalë, Himarë, mjeti lundrues varkë, në pronësi të shtetasit J. A., është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: