Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 10 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë e mbipopulluar me emigrantë qepo tentonin të kaluar ne Itali.

Varka u mbyt në Louata, në rajonin Sfax të Tunizisë, ku 20 persona arritën të shpëtoheshin nga roja bregdetare e zonës.

Vija bregdetare e Sfax-it është shndërruar kohët e fundit në një pikënisje kryesore për refugjatët që ikin nga Afrika dhe Lindja e Mesme për në Evropë.

Sipas raportit të “Projekti i IOM-it për emigrantët e zhdukur”, më shumë se 25000 njerëz kanë vdekur ose nuk janë gjetur, në përpjekje të kalimit të Mesdheut që prej vitit 2014.

Vetëm në muajt e fundit, qindra janë mbytur në brigjet tuniziane, duke rritur kështu frekuencat e  tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

Forumi Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale ka deklaruar se për shkak të krizës ekonomike në vend, gjatë vitit 2022 janë larguar më shumë se 18000 tunizianë me varka.

Ndërsa numri i kalimeve në Mesdheun qendror rritet, qeveria e re e Italisë ka miratuar masa të për të gjobitur organizatat bamirëse që shpëtojnë azilkërkuesit në det  dhe bllokojnë anijet e tyre nëse shkelin rregullat.

Që kur kryeministrja Giorgia Meloni mori detyrën në tetor, qeveria ka vënë në shënjestër aktivitetet e  organizatave bamirëse të shpëtimit në det, duke i akuzuar ato për lehtësimin e punës së trafikantëve të njerëzve mes një rritjeje të mbërritjeve, akuza të cilat JOQ-të i kanë hedhur poshtë.

Për 2022-shin, rreth 102,000 azilkërkues kanë zbarkuar në Itali, një dyfishim i shifrës krahasuar me vitin 2021, ku numri ishte 66500.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb