SHKODËR- Një varkë me dy peshkatarë në të është mbytur mbrëmjen e sotme në lumin Buna në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur ndërsa dy peshkatarët po lundronin në afërsi të fshatit Zue. B

arka është përmbysur si pasojë e erërave të forta dhe dy peshkatarët kanë përfunduar në ujë. Një prej tyre ka mundur të dalë me not në breg, ndërsa nuk dihet ende fati i peshkatarit tjetër. Mësohet se personi që ka shpëtuar është 59-vjeçari Isuf Vejuka, ndërsa peshkatari tjetër, i cili nuk është gjetur ende është identifikuar si Ismet Shaba, 52 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe familjarë të 52-vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij. Ky fundit nuk dihet ende nëse ka mundur t’i shpëtojë rrjedhës së lumit….

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb