Një varkë është fundosur në liqenin Viktoria të Ugandës, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet vendase  kanë bërë të ditur se kanë arritur t’i shpëtojnë 40 persona të tjerë nga uji, shkruan Euronews.

“Ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes duke kërkuar për ndonjë të mbijetuar apo trup të pajetë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Emilian Kayima.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb