TIRANE- Atmosfera festive e festave të fundvitit është e pranishme edhe në spitalin pediatrik të fëmijëve në Qendrën Spitalore Universitare. Jemi mësuar shpesh të shohim vetëm pamje të zymta, njerëz në radhë apo probleme të shumta në ambientet e spitaleve.

Por këtë herë, shiritat shumëngjyrësh, një pemë dhe madje edhe buzëqeshjet në sytë e mjekëve dhe infermiereve, japin një mesazh të bukur për të gjithë fëmijët që ndodhen të shtruar në pediatri, një mesazh shprese. Një prej tyre është edhe pavioni i alergjisë dhe pneumologjisë, ku festat duken shumë dhe për një moment fëmijët harrojnë se ku ndodhen. Edhe ambientet e jashtme të spitalit të ofrojnë një pamje ndryshe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: