Komisioneri Europian për Zgjerimin, Varhelyi ka komentuar ngjarjen e ditës së sotme me Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri që bëhet funksionale pas thuajse 3 vitesh.

Varhelyi e konsideron këtë si një lajm të shkëlqyeshëm dhe arritje të rëndësishme.

Ai shton se tashmë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta  Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb