Teksa në Tiranë sot po mbahet samiti BE-Ballkani Përëndimor, policia e kryeqytetit po zbaton një protokoll nën masa të forta sigurie.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se një makinë e dyshimtë është pikasur në veri-perëndim të Tiranës. Ai tha për Abc se ka qenë një fuoristradë me fenelina policie e paautorizuar.

Menjëherë sipas Karamuços është dhënë alarmi mes policisë, dhe ka nisur një ndjekje, por makina është zhdukur pa mundur të ndalohet.

“Dje ka pasur një informacion, për një makinë të dyshimtë në zonën e veri perëndimit të Tiranës. Një fuoristradë me fenelina policie. Është dhënë menjëherë urdhri për t’u kapur dhe për të verifikuar personat që ishin në të. Deri në këto momente makina nuk është gjetur. Ka pasur një sinjal të tillë deri më tani” tha Karamuço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb