Muzika e Adele bashkon njerëzit, duke përfshirë dashuritë e jetës së saj, të kaluarën dhe të tashmen.

Më 1 korrik, ylli britanik i popit performoi në ‘Hyde Park’, Londër, që shënoi koncertin e saj të parë në pesë vjet. Së bashku në shumë VIP-a në koncertin e saj ishin të pranishëm edhe i dashuri i saj, agjenti sportiv Rich Paul dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki. Djali i saj Angelo, 9 vjeç, ishte gjithashtu i pranishëm, dhe këtë e tha edhe vetë këngëtarja para turmës gjatë shfaqjes së saj, e cila shënoi edhe koncertin e saj të parë të madh që nga publikimi i albumit të saj të 30 “divorcit”.

Simon dhe Rich u panë duke biseduar me çiftin Cameron Diaz dhe Benji Madden. Të pranishëm në koncert ishin gjithashtu: Tom Cruise, James Corden, Niall Horan dhe Millie Bobby Brown nga ‘Stranger Things’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë shfaqjes, Adele këndoi hite, duke përfshirë “Rumour Has It”, “Rolling In the Deep” dhe “Someone Like You”. Gjatë interpretimit të këngës së fundit, ajo u emocionua pasi të pranishmit, rreth 65,000 njerëz, kënduan së bashku me kërkesën e saj.

Disa herë gjatë koncertit, këngëtarja ndaloi muzikën për t’i kërkuar sigurimit të ndihmonte pjesëmarrësit e koncertit që dukej se kishin shqetësime fizik – diçka që ajo e ka bërë më parë në shfaqjet e kaluara. Sipas BBC News, ajo vuri re një incident urgjent dhe e pyeti një fans: “A ke nevojë për ndihmë?”

Paul dhe Adele e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në shtator 2021. Kjo erdhi pasi të dy u panë krah për krahu në një ndeshjetë NBA në korrik të vitit atë vit.

Pak para se të lidhej me Paul, Adele finalizoi divorcin e saj nga sipërmarrësi britanik Simon Konecki në prill 2019. Të dy ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre 9-vjeçar, Angelo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: