TIRANA

Klubi i futbollit të Egnatias së Rrogozhinës ka informuar publikun lidhur me aksidentin që pësoi furgoni i sportistëve të saj në aksin Tiranë-Durrës.

Sipas sqarimit zyrtar në FB, asnjë futbollist nuk ka pësuar dëmtim nga aksidenti dhe situata u kalua pa probleme.

Egnatia e Rrogozhinës, një ekip me synime këtë vit për t’u ngjitur nga Kategoria e Parë në Superligë po luante një ndeshje sot ndaj Elbasanit ku fitoi thellë 6-0, dhe në kthim për Rrogozhinë pësoi aksidentin ku udhëtonin disa prej futbollistëve.

Kujtojmë se rreth orës 18:00 furgoni i KF Egnatia-s u përplas me një automjet dhe fuoristradë tjetër por pa dëme në njerëz.

 

NJOFTIMI NGA KF EGNATIA

KF Egnatia

? Fugoni i futbollistve është përfshirë në një aksident rrugorë në autostraden Durres-Tirane.

Klubi sqaron opinionin sportiv dhe publik se gjithçka është kaluar pa probleme duke mos pasur asnjë të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Faleminderit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb