GRAMSH- Një automjet ka dalë nga rruga në Gramsh, ku për pasojë 8 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur ‘Bersnik i Sipërm’.

Mësohet se mjeti tip ‘Fuoristrade’ transportonte nxënës shkolle. ‘BalkanWeb’ raporton se pasagjerët e plagosur janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë e parë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i daljes së mjetit nga rruga është bërë balta. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se fatmirësisht pasagjerët e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit; N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: