TEPELENE- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Tepelenë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë Kalasë në Tepelenë, teksa një furgon është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i kamionit, Hysen Mema. Ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona që udhëtonin me furgonin tip “Ford”, të linjës Memaliaj-Tepelenë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Mësohet se kamioni ishte ngarkuar me inerte për mirëmbajtjen e rrugës.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë dhe po punohet për hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: