Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Gjermaninë që ka dërguar 14 tanke të llojit Leopard 2, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se sasia dhe koha është ‘kritike’.

Në ditëlindjen e tij të 45-të, Volodymyr Zelenskyy falënderoi aleatët në mbarë botën për mbështetjen e tyre që nga pushtimi i vendit të tij nga Rusia.

“Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim. Në përgjithësi, i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por duke folur sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, tha ai në një intervistë për Sky News.

Zelensky mësoi se Gjermania i kishte dhënë fund javëve të pavendosmërisë dhe vendosi t’i dërgonte Ukrainës Leopardët gjatë intervistës.

Pas dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë, ambasada ruse në Berlin dënoi veprimin, duke e quajtur “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe një “përshkallëzim” të konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb