Pas BERZH, Banka Europiane për Investim i ka akorduar Bashkisë së Tiranës 80 mln euro që do të përdoren për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Projekti do të kontribuojë në efikasitetin e burimeve natyrore duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë në kryeqytetin e Shqipërisë duke zvogëluar edhe konsumin e energjisë.

Në faqen e saj, Banka Europiane e Investimeve thekson se falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në punësim gjatë fazës së realizimit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb