SARANDE– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë sot në operacion në aksin Gjirokastër-Sarande, në afërsi të rrugës së vjetër që të çon në Delvinë, ndërsa ka bllokuar 250 kg mish.
“BalkanWeb” mëson se mishi u gjet në mjetin që drejtohej nga Gazmir Gjini, 46 vjeç nga Lazarati, ndërsa produkti vinte nga Greqia. Burime për ‘BW’ bëjnë me dije se mishi i derrit, i pakontrolluar e i pa zhdoganuar, dyshohet të ketë hyrë nga Kakavija. Sakaq, AKU ka gjobitur drejtuesin me 200.000 lekë të reja, ndërkohë që i është sekuestruar malli.
Po ashtu ka dyshime se ky shtetas kryente veprimtarinë prej 3 muajsh dhe shfrytëzonte natën për të kaluar nga rruga e vjetër e Delvinës, ndërsa thuhet se mishin e shiste në Sarandë e Delvine. Ndërkohë, AKU ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit
(ed.me/BalkanWeb)