Tre fshatrat: Lapardha, Orizaj dhe Duhanas, fshatra të cilat që prej viteve ’44 kanë pasur probleme të furnizimit me ujë të pijshëm, tashmë do të kenë ujësjellës të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili ka deklaruar se, ky do të jetë një investim madhor për bashkinë e Beratit. Sipas Demos,projekti për ujēsjellësin ka përfunduar,janë çelur edhe fondet nga qeveria dhe punimet për ndërtimin e tij dp të fillojnë më muajin Janar 2021.

Demo ka deklaruar se, shumë shpejt bashkia do të zgjidh edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kodrave që rrethojnë bashkinë e Beratit,që janë zona informale.

“Me këtë investim që do të kryejmë, ne si bashki do të jemi nga bashkitë që kanë bërë evolucion përsa i përket mbulimit të territorit me ujë të pijshëm, ku do të përfitojnë edhe banorët e zonave informale”-, ka thënë krybashkiaku i Beratit,Ervin Demo. Demo ka folur edhe rreth 3 investimeve të rëndësishme që po kryhen në qytetin e Beratit: ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Velabisht, investimi i Bankës KFW për rrjetin nëntokësor të ujit të pijshmën në 3 Rajonet e qytetit dhe ndërtimi i Landfillit të mbetjeve urbane të qytetit.

Deklarata e Demos erdhi gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak Berat, ku u miratuar dhënia e ndihmës ekonomike, asistencës mujore të personave me aftësi ndryshe adhe përfitimi i kompesimit të energjisë elektrike. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat u diskutua edhe për çeljen e një fondi për transportin në shkolla të fëmijëve që janë në fshatra të thella tê qytetit,për të cilët do të kontraktohen mjete private që operojnë në këto zona të thella, që bllokohen gjatë stinës së dimrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: