BERAT-Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Basti” u arrestuan Nikolin Çipi, 42 vjeç, Sokol Shehu, 48 vjeç si dhe Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza (6 gramë) kannabis, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-lënda narkotike
-1 televizor dhe 1 njësi qendrore
-50 euro dhe 45.000 lekë
-5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb