Jepet masa e sigurisë për grupin e trafikut të drogës në Tiranë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se 8 prej të arrestuarve janë lënë në masën ‘arrest me burg’ ndërsa 4 të tjerë në ‘arrest shtëpie.

Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa ata u arrestuan pas një viti hetimesh.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

MASAT
Denard Buci, arrest me burg
F. S (i mitur), arrest në shtëpi
Doris Murati, arrest me burg
Josif Ceka, arrest në shtëpi
Oltion Doku, arrest në shtëpi
L. D (i mitur), arrest në shtëpi
Ismail Gurra, arrest me burg
Farjon Palushi, arrest me burg
Jurgen Halitaj, arrest me burg
Deivid Shuaipi, arrest me burg
R. Demneri, arrest me burg
Fabian Pitani, arrest me burg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb