Finalizohet operacioni i koduar “Dealers 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ndersa ne pranga kane rene dy persona.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dealers 2”, gjatë të cilit janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. R., 36 vjeç, banues në Shijak dhe J. D., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. R., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike heroinë, e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Shtetasi J. D., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: